Sot në Strugë nën kujdesin e Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore dhe revistës “Drita”, u mbajt manifestimi “Ditët e Shën Nënë Terezës” 2025.
U mbajtën homazhe pranë shtatores së Nënë Terezës në qendër të Strugës dhe në teatrin “Poshka” u promovuan tri vepra të reja kushtuar jetës dhe misionit të saj.
– Don Lush Gergji – “Porositë e Shën Nënës Terezë për ne”
– Skënder Asani – “Gonxhja e Shkupit në kurorën e botës”
– Skënder Asani & Albert Ramaj – “ Me bashkëudhëtarët e Nënës Terezë – Nga Misioni në shejntëri”
Në aktivitet mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm Z.Petrit Musaj I cili përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti.
Organizatorët ishin për vizitë vëllazërore në Konsullatë dhe dhuruan kopje të librave të rinj që u promovuan.
Newsroom
“Ditët e Shën Nënë Terezës” 2025 në Strugë