Nën kujdesin e Ambasadës së Francës dhe Ambasadës së Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, në Varrezat Ushtarake Franceze në Manastir, u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e Armëpushimit të vitit 1918, ku morrën pjesë përfaqësues të pushtetit qendror dhe atij vendor, nga trupi diplomatik, institucione dhe shoqata te ndryshme.
Konsulli i Përgjithshëm, z. Petrit Musaj, mori pjesë në këtë ceremoni përkujtimore si përfaqësues i Misionit Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Momente nga ceremonia e përvitshme e përkujtimit të Armëpushimit të vitit 1918.
Newsroom
Homazhe në varrezat franceze në Manastir


