Kënaqësi të mirëprisnim sot në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së, z. Agim Krasniqi, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strugë.
Në një atmosferë vëllazërore dhe bashkëbisedim të frytshëm, u dakordësuam për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në të mirë të veprimtarisë dhe prioriteteve të Konsullatave tona të Përgjithshme në Strugë.
Faleminderit z. Krasniqi për vizitën dhe bisedën e hapur.