Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Strugë, z.Petrit Musaj u takua me Komandantin e Stacionit të Policisë në Strugë, z.Marjan Shumulikoski
Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin konstruktiv midis strukturave policore të qyteteve që shtrihen përreth liqenit të Ohrit si dhe siguruan për angazhimin e tyre maksimal për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve dhe shkëmbimin e rregullt të informacionit me Konsullatën lidhur me problematika të ndryshme që shtetas të Republikës së Shqipërisë mund të hasin gjatë qëndrimit apo punës së tyre ditore e sezonale në Strugë dhe fshatrat e kësaj komune.
18.02.2025