Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Strugë, z. Petrit Musaj, zhvilloj një takim zyrtar me kryetarin e Komunës së Strugës z. Mendi Qyra me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë të rëndësishme.
Konsulli Musaj i uroj z. Qyra suksese në postin e ri të kryetarit të Komunës si dhe shprehu gatishmërinë e institucioneve shqiptare, për të forcuar bashkëpunimin mes Strugës dhe qyteteve shqiptare, veçanërisht me Pogradecin duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare.
Gjatë bisedës u diskutua mbi nxitjen e projekteve të përbashkëta ekonomike e infrastrukturore, krijimin e paketave të përbashkëta turistike Strugë-Pogradec, bashkëpunimin kulturor dhe promovimin e aktivitetit artistik përgjatë rajonit të Liqenit të Ohrit, forcimin e lidhjeve mes komuniteteve në dy anët e kufirit dhe krijimin e lehtësirave për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Palët vlerësuan se Struga dhe Pogradeci kanë potencial të madh për zhvillimin e e turizmit të qëndrueshëm dhe se iniciativa të përbashkëta do të kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe afrimin e mëtejshëm të dy qyteteve.
Nga ana e tij, Z. Qyra e falënderoj Z. Musaj për vizitën dhe theksoj se bashkëpunimi ndërkufitar është i rëndësishëm për zhvillimin kulturor, ekonomik dhe shoqëror të qytetit tonë dhe Struga do të jetë gjithmonë e hapur për partneritete të tilla pozitive
Në fund të takimit u shpreh vullneti për vijimin e komunikimit të rregullt në të ardhmen.
Newsroom
Takim me kryetarin e Komunës së Strugës


