Me kënaqësi mirëpritëm sot në Konsullatë në një takim pune përfaqësues nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë me seli në Strugë, Prof.Dr. Nebi Dërvishi, Prof. Yzair Mustafaj dhe Prof. Verdat Kolonja.
U njohëm me aktivitetin dhe kontributin e shquar të kësaj shoqate që nga themelimi i saj për kulturën dhe traditën tonë historike.
Në kuadër të 160 vjetorit të lindjes së veprimtarit kombëtar shqiptar Dr. Ibrahim Temo dhe 80 vjetorit të vdekjes së tij, shoqata ka ndërmarë iniciativën për zhvendosjen e eshtrave të tij nga Kostanca (Mexhidie) Rumani dhe rivarrimin në vendlindjen e tij në Strugë.
Për realizimin e kësaj iniciative dorëzuan një kërkesë me anë të së cilës kërkojnë ndihmën dhe angazhimin e Konsullatës dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptar.
Nga ana jonë shprehëm gatishmërinë për bashkëpunim dhe kontribut për të bërë të mundur realizimin e kësaj iniciative.
Newsroom
Vizitë në Konsullatë nga përfaqësues të Shoqatës së Historianëve Shqiptarë