Gëzuar Festën e Flamurit! 🦅❤️🖤
Në nderim të Festës së Flamurit, 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Strugë, organizoi në Teatrin “Poshka”, një pritje zyrtare ku morën pjesë autoritete lokale, familje të dëshmorëve, personalitete të fushave të ndryshme nga Komuna e Strugës dhe rrethinë, përfaqësues të institucioneve, biznesit, shoqatave dhe mediave vendore.
Në këtë atmosferë festive, për të pranishmit u organizua shfaqja muzikore/artistike “Fanoliada” nga Blerina Shalari me Poezitë e Fan Stilian Nolit ku performuan artistë të ardhur nga Tirana posaçerisht për këtë festë.
Në fjalën e tij, Konsulli i Përgjithshëm Petrit Musaj shprehu falenderimet e rastit dhe mirënjohjen për të gjithë të pranishmit, për kremtimin sëbashku të Festës së Flamurit, simbolit tonë të identitetit, bashkimit dhe krenarisë kombëtare.
Gëzuar Shqiptari 🦅❤️🖤


