Në një takim të zhvilluar sot në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Strugë, Konsulli i Përgjithshëm Petrit Musaj priti Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Z. Ilir Xhakolli, me të cilin u bisedua për rëndësinë dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve fqinje, Strugës dhe Pogradecit në fushën ekonomike, kulturore, turizmit, projekteve ndërkufitare, sportit etj.
Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), z. Mendi Qyra. Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik midis bizneseve të dy qyteteve, ranë dakord për angazhim të ndërsjellët për rivendosjen e transportit ujor turistik përmes liqenit të Ohrit midis qyteteve Ohër, Strugë dhe Pogradec si dhe ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në pikën kufitare të Qafë Thanës, në Tushemisht etj.
Strugë 05.01.2025