Sot, me datë 19.05.2025, mirëpritëm në Konsullatë një përfaqësi nga Myftinia e BFI Strugë, kryesuar nga Myftiu i Strugës H. Adi ef. Murtishi. shoqëruar nga Sekretari i Myftinisë, H. Shefit ef. Ajredini, H. AbdulKadri ef. Sheji, H. Abdulla ef. Rexhepi dhe Mevlur ef. Aliu.
Në këtë takim të ngrohtë dhe vëllazëror, të pranishmit vlerësuan hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Strugë si një zhvillim të rëndësishëm për qytetin e Strugës dhe komunitetin shqiptar në rajon, vlerësuan gjithashtu lartë kontributin e Myftinisë së BFI-së Strugë në ruajtjen e identitetit fetar, kombëtar dhe moral të qytetarëve. U shpreh gjithashtu angazhimi për bashkëpunim të përbashkët në fusha me interes në të ardhmen.
Newsroom
Takim me Myftiun e BFI-së Strugë