19 Shkurt 2025 – Fluturimi i drejtpërdrejtë Tiranë-Gjenevë-Tiranë është një mundësi e re për shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë që duan të udhëtojnë mes dy vendeve! Nga SOT (19 shkurt 2025), linja ajrore Air Albania nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Gjenevës, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të vizituar Shqipërinë me komoditet, siguri dhe shpejtësi.
Kjo mundësi do të inkurajojë më tej turizmin dhe do të afrojë më shumë dy kulturat tona, duke lehtësuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Për më shumë informacion mbi fluturimet direkte Tiranë-Gjenevë-Tiranë, vizitoni faqen zyrtare të Air Albania:
Për rezervime dhe informacione:
- Vizitoni: www.airalbania.com.al
- Email: call.center@airalbania.com.al
- Telefon: +355 42246000
“Air Albania” – Krenaria e Shqipërisë.