24 Shkurt 2025 – Në kuadër të 17 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” në Thun, organizoi ditën e shtunë një ngjarje të veçantë festive, e cila mblodhi përfaqësues nga Ambasadat, si znj.Monika Zguro, Këshilltare në Ambasadën e RSH-së, Ambasadori i RKS-së, z.Mentor Latifi, veprimtarë, mësuese dhe nxënës të shkollës shqipe si dhe mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare.
Ky eveniment i rëndësishëm përkujtoi momente të paharrueshme të historisë, kulturës dhe traditave shqiptare. Shoqata “Atdheu”, prezantoi një program të pasur artistik, ku grupet valltare të grup moshave të ndryshme paraqitën valle tradicionale me veshje kombëtare dhe muzikë popullore.
Pjesë e këtij momenti të shënuar ishte edhe Znj. Monika Zguro, përfaqësuese e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Zvicër, e cila përshëndeti organizimin e eventit dhe uroi të gjithë pjesëmarrësit për Pavarësinë e Kosovës.


















