Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë të marrë pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Universiteteve të Lozanës (AEAUL), ditën e shtunë më 15 mars, një moment i veçantë për të bashkuar komunitetin tonë dhe për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme.
Në këtë aktivitet mori pjesë Këshilltarja e Ambasadës, znj. Monika Zguro, e cila përshëndeti dhe uroi organozatorët dhe studentete për arritjet dhe sukseset e tyre të vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Zvicrës, si edhe Konsullja nga Konsullata e Kosovës në Gjeneve, znj.Diana Cakolli.
Gjithashtu, në aktivitet ishin të pranishëm drejtues të shoqatash, studentë, përfaqësues kantonalë të Lozanës,si dhe aktivistë të tjerë.



