Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane, njofton me hidhërim të thellë se më datë 31 tetor 2025 u nda nga jeta z. Fatos Nano (1952–2025), ish-Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe një nga figurat më të rëndësishme të jetës politike shqiptare në periudhën e tranzicionit demokratik.
Në nderim të kujtimit të tij, Qeveria e Shqipërisë ka shpallur datën 2 nëntor 2025 Ditë Kombëtare Zie.
Një Libër Ngushëllimesh do të hapet pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, në adresën Pourtalesstrasse 45A, 3074, Muri bei Bern, më datat:
3 dhe 4 nëntor 2025
Ora 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00
Në këtë ditë dhimbjeje, Ambasada përcjell ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, shokët dhe miqtë e ish-Kryeministrit Fatos Nano, duke ndarë me ta respektin dhe kujtimin për një figurë me kontribut të rëndësishëm në historinë politike të vendit.



