Ambasadori i ri i RSH-së në Zvicër , z. Ermal Dredha , pas marrjes së detyrës në Bernë, nisi takimet e kortezisë me homologët e tij, duke filluar me Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prit nga Ambasadori z. Mentor Latifi.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, duke reflektuar lidhjet e forta historike e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe vullnetin e përbashkët për të punuar ngushtë në shërbim të diasporës sonë të bashkuar dhe shumë aktive në Zvicër.



