Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në një diskutim me studentë dhe të rinj në Tiranë, duke folur për rolin e tyre në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe mundësitë që ky proces sjell.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:
BE dhe Ju: Evropa Fillon ketu.
Së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe koleget Kumbaro, Dhuka dhe Pirdeni, zhvilluam një diskutim shumë përmbajtësor dhe dinamik me studentë dhe të rinj në Tiranë mbi integrimin në Bashkimin Evropian — jo thjesht si një proces, por si një transformim i vazhdueshëm i shoqërisë sonë dhe i vetvetes.
Integrimi në Bashkimin Evropian nuk është diçka e largët apo abstrakte. Ai fillon këtu, në shtëpi, dhe kërkon pjesëmarrjen aktive të të gjithëve, veçanërisht të rinisë, e cila është njëkohësisht forca shtytëse dhe përfituesja më e madhe e këtij rrugëtimi.
Ajo që dikur ishte një ëndërr, tashmë është shndërruar në një projekt konkret. Tani, përgjegjësia jonë e përbashkët është ta kthejmë atë në një rezultat të prekshëm. Ky rrugëtim kërkon përkushtim, këmbëngulje dhe përpjekje kolektive — nuk ka vend për ndalesa, për vetëkënaqësi apo për kthim pas.
E ardhmja e #Shqipërisë në #BashkiminEvropian do të formësohet nga kjo gjeneratë — dhe është pikërisht kjo gjeneratë që do të përfitojë më së shumti nga mundësitë, standardet dhe vlerat që integrimi sjell.
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2039615653624131725?s=46



