Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër , në bashkëpunim me Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë dhe identiteTek , ka realizuar me sukses organizimin e shërbimeve të pajisjes me dokumente biometrike për shtetasit shqiptarë në Zvicër.
Shërbimi u zhvillua më 3 qershor në Bernë dhe më 4 qershor në Lozanë, duke u ofruar qytetarëve mundësinë për aplikim për pasaporta biometrike dhe karta identiteti (ID), pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm institucional për të qenë sa më pranë komunitetit shqiptar në diasporë dhe për të lehtësuar aksesin në shërbimet konsullore.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë shpreh mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin e ngushtë me IdentiTek, si dhe për angazhimin e ekipeve të përfshira në realizimin me sukses të këtij shërbimi.



