Në kuadrin e zbatimit të Platformës së Shërbimit Konsullor Onlinë, projekt i cili ka filluar më datë 16 janar 2017, të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen online përmes Platformës SHKO – Shërbimi Konsullor Onlinë. Kjo platformë ofron aplikime online për 36 shërbime. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, përveç Pasaportave dhe ID, ofron të gjitha shërbimet e tjera që kanë të bëjnë me çështjet konsullore.
Shërbimet Konsullore Online ofrohen si më poshtë:
• Duke aplikuar në platformën: ☞ http://punetejashtme.gov.al/%20sherbimet-konsullore-online/
• Duke aplikuar në portalin e-Albania ☞https://e-albania.al/
Për një shërbim sa më cilësor dhe korrekt për dokumente biometrikë si dhe për çdo shërbim tjetër konsullor, lutemi na kontaktoni në adresën:
embassy.bern@mfa.gov.al
Oraret e Shërbimit Konsullor
Ambasada u shërben në sportel qytetarëve, hënë-enjte 09:00 me 17:00, si dhe të premten 09:00 me 14:30.
Kalendari i festave zyrtare për vitin 2024
Ambasada e RSH-së në Bernë është e mbyllur ditëve të shtuna dhe të diela si dhe në ditët e festave zyrtare në vijim:
- 01 janar 2024: Festat e Vitit të Ri
- 02 janar 2024: Festat e Vitit të Ri
- 14 mars 2024: Dita e Verës
- 22 mars 2024: Dita e Nevruzit
- 31 mars 2024: E diela e Pashkëve Katolike*
- 10 prill 2024: Dita e Bajramit të Madh**
- 01 maj 2024: Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
- 05 maj 2024: E diela e Pashkëve Ortodokse*
- 16 qershor 2024: Dita e Kurban Bajramit**
- 05 shtator 2024: Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
- 28 nëntor 2024: Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
- 29 nëntor 2024: Dita e Çlirimit
- 08 dhjetor 2024: Dita Kombëtare e Rinisë*
- 25 dhjetor 2024: Krishtlindjet
* Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).
** Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.


