Platforma mediatike “Albinfo” dhe “She Leads”, organizuan në Kreuzlingen një ngjarje të veçantë dhe nga një nga eventet më të mëdha në Zvicër për gratë shqiptare.
Nga Ambasada e RSh-së në Bernë mori pjesë, Këshilltarja Znj. Monika Zguro, e cila theksoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të gruas shqiptare në shoqërinë zvicerane dhe rëndësinë e mbështetjes institucionale për iniciativat e tilla.
Nën moton “Fuqizim, rrjetëzim, frymëzim”, një shembull i qartë i energjisë kolektive që gratë shqiptare sjellin në diasporë.









