Në Bernë u mbajt manifestimi përkujtimor dhe artistik “Kurora e Lirisë”, kushtuar sakrificës së Adem Jashari dhe Familja Jashari, si dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë.
Në manifestim mori pjesë edhe Ambasadori i RSH-së në Zvicër, z. Ermal Dredha , përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe bashkatdhetarë të shumtë. Të pranishëm ishin edhe ministrat e qeverisë së Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe z.Andin Ukshin Hoti, si dhe përfaqësuesi i familjes Jashari, z.Lulzim Adem Jashari.
Ky aktivitet i organizuar nga shumë shoqata të diasporës shqiptare në Zvicër, shoqëruar me një program artistik dhe përkujtimor, duke u shndërruar në një mbrëmje dinjitoze kujtese dhe uniteti kombëtar.



