Më 14 nëntor 2025, në Schaan, Lihtenshtein, u organizua Dita vjetore e Informacionit për Ambasadorët, me fokus në prioritetet e qeverisë për periudhën legjislative 2025–2029. Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Mjedisit dhe Kulturës, znj. Sabine Monauni, paraqiti mënyrën se si qeveria synon të forcojë themelet për një Lihtenshtein të sigurt, koheziv dhe të qëndrueshëm gjatë katër viteve të ardhshme. Nga Ambasada mori pjesë znj. Monika Zguro.
Rreth 90 përfaqësues të Trupit Diplomatik morën pjesë në këtë aktivitet, dhe niveli i lartë i pjesëmarrjes dëshmoi interesin e fortë për Lihtenshteinin dhe proceset e tij të hartimit të politikave, ku stabiliteti, kohezioni dhe krijimi i mundësive mbeten parimet udhëheqëse të axhendës legjislative.
Në fjalën e saj përshëndetëse, zv. kryeministrja Monauni riafirmoi profilin e politikës së jashtme të Lihtenshteinit, duke theksuar se vendi do të vazhdojë të promovojë aktivisht respektimin e së drejtës ndërkombëtare, si bazë e një rendi botëror të qëndrueshëm dhe të mbështetur në rregulla. Ajo theksoi gjithashtu lidhjen e ngushtë mes politikës së brendshme dhe asaj të jashtme, ku zhvillimet globale kanë ndikim të drejtpërdrejtë në Lihtenshtein, në interes të popullsisë dhe të ekonomisë së vendit.
Në fjalimin e saj, Kryeministrja Brigitte Haas u përqendrua në çështjet kryesore të periudhës aktuale legjislative, në pikat kyçe të Qeverisë së Lihtenshteinit për periudhën 2025- 2029 veçanërisht stabilitetin, sigurinë dhe perspektivat e ardhshme. Znj.Haas paraqiti qasjen holistike të Lihtenshteinit ndaj sigurisë dhe shpjegoi pse rezistenca luan një rol qendror në shoqëri. Në të njëjtën kohë, Znj.Haas theksoi se diplomacia është një hap vendimtar drejt një bote më të qëndrueshme, duke bërë thirrje për ruajtjen dhe forcimin e dialogut.



