Kjo fundjavë solli tre aktivitete sportive domethënëse për komunitetin shqiptar në Lozanë, Bazel dhe Olten:
Në Lozanë, të premten u zhvillua një ndeshje miqësore ndërmjet KFV Prishtina dhe FC Yverdon Women, me praninë e Kryetarit e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, z. Përparim Rama. Ambasada u përfaqësua nga Sekretari i Parë, z. Valon Gashi. Aktiviteti u mbështet nga kompania shqiptare Orllati.
Në Bazel, të dielën u zhvillua Kupa e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, me dhjetëra ekipe shqiptare nga e gjithë Zvicra. Sekretari i Parë i Ambasadës, z. Valon Gashi, mori një mirënjohje të veçantë për kontributin e Ambasadës në mbështetjen e diasporës në sport dhe kulturë.
Në Derendingen (Olten) u mbajt Turneu Tradicional Kerçovar 2025, ku morën pjesë disa ekipe dhe personalitete, përfshirë Kryetarin e Komunës së Kërçovës z. Fatmir Dehari, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut z. Rexhep Demiri, Shefin e Konsullatës së RKS në Cyrih z. Vigan Berisha dhe Sekretarin e Parë të Ambasadës sonë.
Këto ngjarje dëshmojnë fuqinë e sportit për të bashkuar komunitetin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet institucioneve shqiptare në rajon. Faleminderit të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve për energjinë pozitive dhe frymën e bashkëpunimit!








