Më 8 nëntor, Këshilltarja e Ambasadës, znj. Monika Zguro, mori pjesë në një mbrëmje të veçantë në bibliotekën Pestalozzi në Zyrih, të dedikuar poezisë dhe artit, ku u bisedua me përkthyesen e njohur e të pranishmit, duke theksuar rëndësinë e promovimit të kulturës dhe letërsisë shqiptare jashtë vendit. Në këtë mbrëmje të bukur artistike, morën pjesë edhe Shefi i Misionit Konsullor i Kosovës në Zyrih, z.Vigan Berisha dhe diplomatja nga Ambasada e Kosovës në Bernë, znj.Shukrije Ramadani.
Në këtë event u promovua libri poetik Kumbime, i përkthyer mjeshtërisht nga Zonja Irena Dono Jorgaqi, e cila ndau mendimet e saj dhe dhuroi autografe për të pranishmit. Ambienti i bibliotekës u zbukurua nga koleksioni i pikturave të artistes Mira Dono, duke sjellë një prekje vizuale në këtë mbrëmje poetike. Ndërsa tingujt e ëmbël të këngëtares Mimoza Selimi krijuan një atmosferë të veçantë në sallë.
Faleminderit të gjithë atyre që iu bashkuan kësaj mbrëmjeje në nder të artit dhe kulturës shqiptare!






