Mbrëmjen e së premtes, në qytetin e Zyrihut, u zhvillua gala filantropike “Save a Life”, një ngjarje tashmë tradicionale që për të 7-ën herë me radhë bashkoi komunitetin shqiptar në Zvicër për një qëllim fisnik: përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë mori pjesë dhe mbështeti këtë kauzë jetike përmes përfaqësuesve të saj, Znj. Monika Zguro, Këshilltare, dhe Z. Valon Gashi, Sekretar i Parë.
Një mbrëmje e mbushur me emocione, muzikë, art dhe mbi të gjitha solidaritet dhe humanitet nga zemërgjerësia e individëve dhe bizneseve të diasporës shqiptare.
Falë bashkimit dhe përkushtimit të përbashkët, ne shpëtojmë jetë!






