Bernë 12 Mars 2025 – Në ambientet e Ambasadës, patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim Kryetarin e Rrjetit të Bizneseve në Zvicrën Qendrore, z. Visar Robelli, dhe miqtë e nderuar z.Florim Useini, z. Shaqir Alushaj, z. Bekim Izeri, z. Edi Ajazi, z.Zikri Ajazi, z. Lindian dhe z. Metali Ajazi. Gjatë këtij takimi, u diskutuan sfidat dhe mundësitë e komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe rrugët për të forcuar bashkëpunimin tonë në fusha të ndryshme. Ambasada e Shqipërisë në Bernë mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet me diasporën tonë të çmuar.

