Mbrëmjen e djeshme (27.06.2025), në qytetin e Zyrihut u shfaq dokumentari “Udha, një gjak, një gjuhë, një besë”, një prodhim që ngjall emocione të thella dhe ngre lart identitetin tonë kombëtar, përmes rrëfimeve të ndjera e të sinqerta.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm, përveç publikut të gjerë shqiptar, ishte i pranishëm edhe vetë protagonisti i dokumentarit, Lorik Cana, një simbol i përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve, jo vetëm në sport, por tashmë edhe në kulturë dhe promovim të trashëgimisë sonë.
Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, i pranishëm në këtë event ishte Sekretari i Parë, z. Valon Gashi.
Falënderim për organizatorët dhe për të gjithë pjesëmarrësit që e bëjnë të gjallë lidhjen tonë me rrënjët dhe vlerat e përbashkëta.




