Nën kryesimin e Presidencës së Shqipërisë së Nismës së Azil, Migrimit dhe Refugjatëve, Komiteti Rajonal i MARRI-t u mblodh më 4 dhjetor 2024 në Qendrën Rajonale të MARRI, në Shkup. Gjatë këtij takimi, u diskutuan zhvillimet e Iniciativës Rajonale dhe prioritetet kryesore të Presidencës shqiptare të MARRI-t, duke rikonfirmuar angazhimin për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për adresimin e çështjeve të migracionit dhe sigurisë. Presidenca shqiptare rikonfirmoi vullnetin për të përmbushur me sukses çdo detyrim të kësaj detyre të rëndësishme.Në këtë kuadër, u vlerësua progresi i bërë në iniciativat aktuale dhe u përcaktuan hapat e mëtejshëm për forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor në fushën e azil-migrimit. Komiteti theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit të përbashkët për arritjen e një menaxhimi të qëndrueshëm të migracionit dhe integrimin e politikave të përbashkëta, duke ndihmuar në avancimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.Pjesëmarrësit shprehën vlerësimin për kontributin e GIZ në projektet e përbashkëta me MARRI-n, si dhe përkushtimin e dhe angazhimin e mëtejshëm në avancimin e vizionit të përbashkët për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu, u theksua rëndësia e ruajtjes së bashkëpunimit të ngushtë dhe zhvillimit të projekteve konkrete që ndihmojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta në fushën e azil- migrimit.Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve ndërkombëtarë, në përpjekje për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të migracionit dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin rajonal.
Newsroom
Takimi i Komitetit të Nismës së Azil, Migrimit dhe Refugjatëve i Presidencës së Republikës së Shqipërisë 4 dhjetor 2024