
Klodoaldo Lamçaj
First Secretary

Sekretar i Parë
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë
Klodoaldo Lamçaj është Sekretar i Parë në Ambasadën e Shqipërisë në Ukrainë që nga muaji shkurt i vitit 2025. Me një formim të gjerë në artet skenike dhe eksperiencë të pasur në fushat e komunikimit, medias dhe marrëdhënieve me publikun.
Z. Lamçaj është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë për Regji Teatri, Filmi dhe Spektaklit. Ka ushtruar profesionin e regjisorit për shumë vite në televizion, teatër , evente kulturore edhe sportive. Përveç punës në skenë dhe ekran, ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme në fushën e administratës, komunikimit dhe shtypit, duke kontribuar në promovimin e kulturës shqiptare në arenën publike dhe ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, është anëtar aktiv i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Shoqatës “Partizani Basket”.
Z. Lamçaj zotëron njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe italiane dhe ka aftësi të dëshmuara në menaxhimin e projekteve, punën në grupe multikulturore dhe ndërtimin e marrëdhënieve ndërpersonale.
Email : klodoaldo.lamcaj@mfa.gov.al
Mobile : +380 ( 50 ) 310 73 01