Sot, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, zoti Ernal Filo, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, duke nderuar miliona viktima të kësaj tragjedie, një nga faqet më të errëta të shekullit XX. Në mbarë Ukrainën, mbi 1.5 milion hebrenj u shfarosën, ndërsa aktet e guximit të atyre që shpëtuan jetë mbeten dëshmi se humanizmi mund të triumfojë edhe në kohët më të errëta.
Në vitin 2026, ndërsa Ukraina vazhdon të përballet me agresionin dhe pasojat e rënda të luftës, kjo kujtesë merr një domethënie të veçantë: mbrojtja e jetës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, si dhe solidariteti ndërkombëtar, mbeten thelbësore për të mos lejuar që tragjeditë e historisë të përsëriten.




