![](https://ambasadat.gov.al/ulqin/wp-content/uploads/sites/59/2025/01/Picture1-5-682x1024.jpg)
Arben Doçi
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Ulqin
![](https://ambasadat.gov.al/ulqin/wp-content/uploads/sites/59/2025/01/mission-logo.png)
Z. Arben Doçi
U lind në Tiranë në vitin 1966.
Pas përfundimeve të studimeve në vitin 1988, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, punoi në vijim në gazetarinë e kohës deri në vitin 1994.
1994-1999, kryen studimet në “Institutin Letrar-Gorki” në Moskë.
2000-2002, dërgohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të RSH-së për të kryer studimet e specializuara në Akademinë Diplomatike të Moskës.
Që nga viti 2002 e në vazhdim, pa shkëputje, është kuadër i diplomacisë së karrierës në MEPJ.
Përveç punës në aparatin qendror të MEPJ-së, ka shërbyer gjithashtu në ambasadat e RSH-së në Federatën Ruse, Kosovë, Malin e Zi.