Me përfaqësuesit e mediave dhe veprimtarët shoqërorë bashkëbisedimi priret të jetë më i mprehtë, më i çliruar nga formalizmi, më i angazhuar, me spektër më të gjerë problemor. U soll në vëmendje, se hapësira mediatike e Ulqinit dhe e Tivarit duhet të tingëllojë edhe më shumë, edhe më mirë në gjuhën shqipe, me rubrika më të pasura, me zë më qytetar e me profesionalizëm. U shpreh gatishmëria dhe u hodhën ide, propozime dhe sugjerime konkrete në kërkim të shtigjeve të ndihmës dhe bashkëpunimit nga simotrat mediatike në Shqipëri, për të mbjellur kësisoj një fushë informative, mediatike e kulturore mbarëshqiptare dhe më të integruar.
Newsroom
Tabloja mediatike e Ulqinit e shkrirë në një platformë mediatike mbarëshqiptare