Një histori e shkurtër për ne
Anëtarësimi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955, përbën një pikë referimi historike.
Si vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria i ka kushtuar vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me ruajtjen e paqes dhe forcimin e sigurisë në mbarë botën, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, zbutjen e problemeve ekonomike dhe sociale, promovimin e mbrojtjes dhe forcimit të shëndetit dhe mjedisit. të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimit të multilateralizmit.
Shqipëria ka mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet paqeruajtëse të OKB-së duke kontribuar me trupa, vëzhgues ushtarakë dhe policorë, si dhe fonde në buxhetin e operacioneve paqeruajtëse.
Veprimtaria e Shqipërisë në OKB është një element i rëndësishëm i veprimit tonë politik ndërkombëtar dhe shumëpalësh, në partneritet me miqtë dhe aleatët tanë strategjikë. Bashkëpunimi me OKB-në dhe agjencitë e saj ka qenë i gjerë dhe i suksesshëm në shumë fusha.
Shqipëria është e angazhuar për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), Axhenda 2030. Ndër vendet e pakta në botë, Shqipëria është gjithashtu pjesë e programit pilot të OKB-së për zbatimin e Objektivit 16 – forcimi i institucioneve demokratike në vend, sundimi i ligjit, zhvillimi i një ekonomie të qëndrueshme tregu dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Shqipëria po punon për të bashkërenduar SDG-të me ato të BE-së.
Shqipëria është vendi pilot i “Një OKB” që po zbaton reformën e OKB-së.
Si anëtare e Bordit Ekzekutiv të PNUD / UNFPA / UNOPS, Shqipëria ka qenë e fokusuar kryesisht në hartimin e Planit Strategjik 2018-2021 për këto agjenci, çka është dëshmi e angazhimit të vendit për një rol më aktiv në kuadër të agjencive të zhvillimit të OKB-së, në zbatimin e SDG-ve.
Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet Klimatike më 22 Prill 2016, duke u bërë një nga 55 shtetet e para që ndërmori këtë hap.