Takimi i Komitetit për Dimensionin Njerëzor të OSBE-së, i kryesuar nga Ambasadore Gjermeni , trajtoi temën: “Zgjedhjet në epokën digjitale: digjitalizimi dhe integriteti zgjedhor – rregulla, garanci dhe përgjegjësi e përbashkët”.
Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për të diskutuar mënyrën se si digjitalizimi në rritje i proceseve zgjedhore në rajonin e OSBE-së po riformëson pjesëmarrjen demokratike dhe administrimin e zgjedhjeve, duke sjellë njëkohësisht sfida të reja për integritetin zgjedhor.
Po ashtu, u reflektua mbi mënyrën se si digjitalizimi mund të mbështesë një pjesëmarrje më të gjerë dhe më gjithëpërfshirëse në zgjedhje, veçanërisht për të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara dhe votuesit që përballen me pengesa praktike në pjesëmarrje, duke garantuar që inovacioni të mbetet në përputhje me parimet demokratike dhe besimin publik.



