• Misioni ndjek projektet dhe programet e organizatave ndërkombëtare në Vjenë, me synim shfrytëzimin e mundësive të përftimit të projekteve sa më dobiprurëse për vendin, në koordinim me MEPJ-në dhe institucionet e tjera përfituese në Shqipëri.
• Përfaqësimi në Komisionin për Parandalimin e Krimit dhe Drejtësinë Penale të UNODC-së (CCPCJ) ku Shqipëria është zgjedhur si vend anëtar për një mandat 3-vjeçar 2025-2027.
• Nënshkrimi i Programit për Partneritet me Vendin (Programme for Country Partnership) me UNIDO-n, duke e kaluar partneritetin me këtë agjenci në një nivel të ri dhe kontribuar në zhvillimin industrial të vendit.
• Misioni do të vazhdojë të shërbejë si urë lidhëse dhe të nxitë komunikimin mes UNIDO-s dhe institucioneve shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes për vendosjen e një zyre të UNIDO-s në Tiranë, me synimin që në të ardhmen të shërbejë si zyrë rajonale e UNIDO.
• Kryesimi me sukses i grupit të punës për përmirësimin e administrimit dhe financave të UNODC-së (FINGOV) për vitin 2025.
• Pjesëmarrje aktive në nivel politik dhe ekspertësh në veprimtaritë e organizatave ndërkombëtare, për të mundësuar pasqyrimin e përparësive dhe objektivave të vendit në këto organizata, si dhe mbajtjen lart të vizibilitetit të vendit.
• Ndjekja e projekteve dhe programeve të IAEA/ANEA-s për ngritjen e kapaciteteve dhe për asistencë teknike në Shqipëri, me fokus të posaçëm në fushën e mjekësisë. Ndër përparësitë afatshkurtra mbetet sigurimi nëpërmjet ANEA-s i akseleratorit linear(LINAC), pajisje avangardë në trajtimin kancerit.