Krahas Ministerialit të OSBE-së, Shqipëria bashkë-sponsorizoi aktivitetin anësor me Mbretërinë e Bashkuar, Finlandën, Sekretariatin e OSBE-së dhe Zvicrën, për të shënuar pesë vjetorin e Deklaratës Ministeriale të Tiranës për Luftën ndaj Krimit Transnacional.
Eventi shënoi pesëvjetorin e miratimit të Deklaratës së Tiranës mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transnacional. Pjesëmarrësit reflektuan mbi ndikimin e punës së OSBE-së në këtë fushë, që prej vitit 2020 dhe diskutuan mënyrat se si Organizata mund të mbështesë më tej shtetet pjesëmarrëse në adresimin e kërcënimeve të reja dhe në zhvillim. Ambasadorja Gjermeni, theksoi se OSBE-ja ka arritur të shndërrojë angazhimet politike në mbështetje konkrete dhe praktike në terren në mbarë rajonin, duke dëshmuar se bashkëpunimi mbetet instrumenti më i fuqishëm për të adresuar krimin e organizuar ndërkufitar.
Gjatë eventit u lançua edhe botimi i ri i OSBE-së, Strengthening co-operation in countering transnational organized crime: taking stock of five years of the Tirana Declaration, i cili përmbledh veprimtaritë e kryera që nga viti 2020 dhe ilustron ndikimin e punës së Organizatës në ndërtimin e shoqërive më të sigurta, më të forta dhe më rezistente. Botimi thekson rëndësinë e vazhdueshme të Deklaratës së Tiranës sot dhe në të ardhmen.
Fjala e plotë e Ambasadores Gjermeni: https://ambasadat.gov.al/unov-osbe/newsroom/deklarata-e-ambasadores-gjermeni-ne-eventin-anesor-per-deklaraten-e-tiranes/


