Ambasadorja Eglantina Gjermeni mbajti fjalën e saj më 19 shkurt 2026 në Komitetin për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet Humanitare të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në kuadër të Takimit Dimëror, në cilësinë e Kryetares së Komitetit të Dimensionit Njerëzor për vitin 2026.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se të drejtat e njeriut dhe demokracia janë themeli i sigurisë dhe paralajmëroi për sfidat në rritje ndaj institucioneve demokratike, përfshirë dezinformimin, ndërhyrjet në zgjedhje dhe pasojat e luftës në Ukrainë. Ajo nënvizoi se gjatë kryesimit të saj, fokusi do të jetë në forcimin e integritetit të zgjedhjeve, mbrojtjen e lirive themelore dhe nxitjen e zbatimit konkret të angazhimeve të OSBE-së, duke ruajtur Komitetin si një hapësirë dialogu dhe bashkëpunimi.




