U mbajt Konferenca e Dimensionit Njerëzor të OSBE-së 2025, drejtuar nga Kryesia Finlandeze. Në Konferencë mori pjesë Ambasadorja dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në OSBE, znj. Eglantina Gjermeni.
Në deklaratën e saj ajo u shpreh “Dimensioni njerëzor mbetet në thelb të misionit të OSBE-së. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të mbrojtur pavarësinë dhe mandatet e këtyre institucioneve. Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe sundimin e ligjit është thelbësor për vlerat tona të përbashkëta dhe progresin kolektiv.
Konferenca e Dimensionit Njerëzor na kujton detyrën tonë kolektive për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe barazinë, duhet të tërheq vëmendjen ndaj sfidave të vazhdueshme me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës, në Serbi. Pavarësisht se janë pjesë integrale e rajonit, shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me diskriminim sistemik, veçanërisht në arsim, të drejtat gjuhësore dhe pjesëmarrjen politike – në kundërshtim me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.”
Deklarata e plotë: https://ambasadat.gov.al/unov-osbe/newsroom/deklarate-e-ambasadores-ne-konferencen-e-dimensionit-njerezor-2025/