Më 11 maj 2025, mbi 20,000 pjesëmarrës nga e gjithë bota morën pjesë në përkujtimin solemn të 80-vjetorit të çlirimit të kampit nazist Mauthausen. Ceremonia u zhvillua nën moton “Së bashku për një ‘kurrë më!’”, në praninë e figurave të larta shtetërore:
Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen, Kancelari Gerhard Stocker, Ministrja e Jashtme Beate Meinl-Reisinger, dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë austriake, Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës Felipe VI dhe Letizia, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si dhe Nënkryetari i Bundestagut gjerman Bodo Ramelow.
Shqipëria u përfaqësua nga Ambasadorët e akredituar në Austri z.Fate Velaj dhe znj.Eglantina Gjermeni, të cilët vendosën kurora dhe buqeta me lule pranë monumentit qëndror dhe pllakave përkujtimore. Ata nderuan kujtimin e 427 shqiptarëve të burgosur në kamp, shumica e të cilëve humbën jetën.
Presidentja Osmani kreu homazhe pranë Memorialit të Shqipërisë në Mauthausen për kënaqësinë e veçantë të komunitetit shqiptar.