U mbajt takimi i parë i Komitetit të Dimensionit Njerëzor i cili do të drejtohet nga Shqipëria për vitin 2026. Një nga Komitetet më të rëndësishme ku diskutohen çështje të të drejtave të njeriut, demokracisë, shtypit të lirë, lirive fetare dhe zgjedhjeve.
Në këtë takim u prezantua programi vjetor i Komitetit.
Ambasadorja Gjermeni, në fjalën e hapjes u shpreh se të drejtat e njeriut nuk janë angazhime abstrakte, ato janë themeli i paqes dhe sigurisë. Shqipëria është e nderuar të fillojë punën e Komitetit të Dimensionit Njerëzor të OSBE-së dhe të prezantojë Programin HDC për vitin 2026. Të përulur nga mbështetja e fortë e shteteve pjesëmarrëse, ne do të punojmë, në bashkëveprim me Kryesinë Zvicerane, për të nxitur mirëkuptimin e përbashkët dhe dialogun konstruktiv dhe parimor, duke e mbajtur dimensionin njerëzor një hapësirë konvergjence, jo përçarjeje.



