Si Kryetare e grupit të hapur ndërqeveritar për përmirësimin e qeverisjes dhe situatës financiare (FINGOV) të @UNODC për vitin 2025, Ambasadorja Eglantina Gjermeni drejtoi Dialogun Vjetor të Shteteve Anëtare me Drejtoren Ekzekutive të UNODC, më 11 shkurt 2025.
Ky format interaktiv i Dialogut ka nxitur shkëmbime konstruktive dhe informative gjatë viteve të fundit.
Mirënjohëse ndaj Drejtores Ekzekutive të UNODC për ndarjen e pikëpamjeve të rëndësishme mbi çështjet strategjike, të qeverisjes dhe financiare të UNODC. Inkurajuese prania e plotë e shteteve dhe diskutimet angazhuese!