Më datë 13 prill 2025, Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë në Meshën e të Dielës së Palmave dhe Larit, e cila u mbajt në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Në përfundim të kremtimit, kryesuar nga zëvendës Dekani I Kolegjit të Kardinalëve Hirësia Tij Kardinal Leonardo Sandri, një vizitë e papritur e Papa Françeskut në Sheshin e Shën Pjetrit, I cili qëndroi për rreth dhjetë minuta duke përshëndetur besimtarët e pranishëm. “Gëzuar të Dielën e Palmave e gëzuar edhe Javën e Shenjtë të Pashkëve”, ishin fjalët e Atit të Shenjtë.