Më datë 1 Maj 2025, Ambasadorja Majlinda Frangaj vizitoi varrin e Atit të Shenjtë Papa Françeskut, i cili ndodhet në Bazilikën Santa Maria Maggiore. Me këtë rast, kalimi nga Porta e Shenjtë e kësaj Bazilike, e cila është një ndër katër Portat e Shenjta të cilat u hapën me rastin e Vitit të Jubileut 2025. Porta e Shenjtë kujton Jubilejtë që kanë ndodhur në Romë që nga viti 1300, çdo pesëdhjetë vjet dhe çdo njëzet e pesë vjet që nga viti 1470. Dyert e saj u rihapën me rastin e Vitit të Shenjtë 2025. Ambasadorja Frangaj shoqërohej nga diplomatja e Maqedonisë së Veriut, Marija Efrimova.
Newsroom
Vizitë në Varrin e Papa Françeskut dhe Kalimi i Portës së Shenjtë