Ne perfundim te takimit me Papa Françeskun, me 5 shkurt 2025, studentet shqiptare dhe akademike, te cilet u bene pjese e delegacionin kryesuar nga Ministri per Evropen dhe Punet e Jashtme z. Igli Hasani Ministrja e Arsimit znj. Ogerta Manastirliu si dhe Ambasadorja Frangaj, moren pjese ne nje koktej ofruar nga Ambasada e RSH-se ne Vatikan, i cili u mbajt ne Parco dei Principi Grand Hotel.
Ne kete pritje ishin te pranishem dhe Ambasadoret e akredituar prane Selise se Shenjte, te cilet paten mundesi te takonin e bisedonin me Ministrat Hasani dhe Manastirliu
Ministri Hasani, ne fjalen e tij, nenvizoi rolin qe ka rinia per te tashmen dhe per te ardhmen e vendit. Duke ju drejtuar akademikeve italiane te pranishem, te cilet shoqeruan studentet shqiptare qe studiojne ne universitetet italiane Ministri Hasani u shpreh “Eshte nje moment krenarie, vellazerie ndermjet dy popujve, jam i sigurte se keto nuk kane vetem vlere simbolike”.
Ndersa Ministrja e Arsimit, theksin e vuri te momenti i reflektimit dhe mesazhit qe pati Audienca me Papa Françeskun: “Jemi ketu pasi morem pjese ne Audience me Papa Françeskun, nje moment reflektimi dhe i forces se transformimit qe ka edukimi per te rritur me tej vlerat e perbashketa qe kemi”.


