Ambasadorja Majlinda Frangaj, më 26 janar 2024, u prit në një takim në Biblotekën Apostolike të Vatikanit nga Don Mauro Mantovani, Prefekt i këtij istitucioni. Në fokus të bisedimeve, bashkëpunimi midis Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Biblotekës Apostolike të Vatikanit, për kërkimin e dokumentave që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Kujtojmë se, në Biblotekën e Vatikanit ndodhet Meshari i priftit shqiptar Dom Gjon Buzukut (1555), që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe. “Jam i kënaqur për këtë iniciative – u shpreh Prefekti – pasi dhe për ne është e rëndësishme të vlerësohet trashëgimia kulturore”.
