Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjese ne festimet e Pashkeve ne Vatikan, ne datat 30-31 mars 2024.
Papa Françesku kryesoi Meshen e te Shtunes se Madhe (30 mars 2024) me rastin e Pashkeve, ne Baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan, se bashku me 34 kardinalë, 18 peshkopë, 300 priftërinj. Ne Sheshin e Shen Pjetrit moren pjese mbi tridhjetë mijë besimtarë romakë dhe pelegrinë nga e gjithë bota, të dyfishuar për Bekimin dhe Mesazhin e Papes URBI et ORBI, me 31 mars 2024.
Papa Françesku në Mesazhin e tij Urbi et Orbi lutet për viktimat dhe fëmijët në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë; bën thirrje për shkëmbim pengjesh dhe armëpushim në Rripin e Gazës. Një mendim edhe për Sirinë, Libanin, Haitin, popullin Rohigya dhe vendet afrikane në vështirësi. Dhe thekson: “aq shpesh dhuntia e jetës përbuzet nga njeriu”.
“shumë vdekje, njerëz të zhdukur, kaq shumë varfëri dhe shkatërrim presin përgjigje nga të gjithë, përfshirë Komunitetin Ndërkombëtar”, nenvizon Papa duke u shprehur se “Paqja nuk ndërtohet me armë, por duke mbajtur duart dhe duke hapur zemrat”.