Me date 1 janar 2024 Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjese ne Meshen kryesuar nga Papa Françesku me rastin e Dites Boterore te Paqes.
Në ditën e parë të vitit 2024, Ati i Shenjtë Papa Françesku kryesoi në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në pranine e rreth 7 mijë besimtarëve, por dhe Trupit Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Meshën e Solemnitetit të Marisë, në tetëditshin e Krishtlindjes dhe me rastin e Ditës Botërore të Paqes, të cilën Papa ia kushtoi temës: “Inteligjenca Artificiale dhe Paqja”.
Papa Françesku, duke kremtuar më 1 janar 2024 Meshën e Solemnitetit të Marisë, Nënës së Shenjtë të Zotit, me rastin e Ditës së 57-të Botërore të Paqes, e paraqet Marinë si model për Kishën, qe “ka nevojë të rizbulojë një fytyrë femërore” dhe “t’u bëjë vend grave”, ashtu edhe për botën që duhet “të shikoje tek nënat dhe gratë rrugën e paqes për të dalë nga spiralet e dhunës dhe te urrejtjes”.
“Respektoni, mbroni, vlerësoni çdo grua, çdo nënë, në Kishë, në botë, në shoqëri” kërkoi Ati i Shenjtë duke kujtuar se “kush lëndon një grua të vetme, fyen Zotin, lindur nga një grua”. “Kohët e tanishme janë ‘boshe, pa paqe’, të copëtuara në çdo pjesë te botës nga luftërat ose fenomene të tmershme si feminicidet” …”Kohë mangësish dhe vetmie, që e jetojnë të gjithë”…“Zbrazëtira, që kërkojnë të mbushen” pohoi duke u shprehur në vijim: “Kush mund t’i mbushë, nëse jo Maria?”. “Kur tundohemi të mbyllemi në vetvete, shkojmë tek ajo; kur nuk e zgjidhim dot vetveten nga nyjet e jetës, kërkojme strehim tek ajo. Kohët tona të zbrazëta nga paqja, kanë nevojë për një Nënë, që e bashkon sërish familjen njerëzore”, nënvizoi nder te tjera Papa Françesku.

