Më datë 27 nëntor 2023, Ambasadorja Majlinda Frangaj dhe delegacioni shqiptar nga Komuniteti Shtetëror për Kultet, kryesisht Kryetari z.Klodian Bulku dhe anëtarja e këtij Komiteti znj.Erinda Jova, takuan Presidendin e Dikasterit për Dialogun Ndërfetar te Vatikanit, Hirësinë e Tij Kardinalin Miguel Angel Ayuso Guixot dhe Imzot Induinil Janakaratne Kodithuwakku Kankanamalage.
Palët kryesisht biseduan për dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore midis besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri, por dhe për vendet ku ka konflikte për shkak të fesë. Interes u shpreh nga ana e zyrtarëve të Dikasterit për Dialogun Ndërfetar të Vatikanit, mbi aktivitetin e Komunitetit Shtetëror për Kultet, në Shqipëri.


