Ambasadorja Majlinda Frangaj, me 10 shkurt 2024, mori pjesë në prezantimin e librit “La Divina Liturgia di San Giovanni Crisostomo – Luturgjia Hyjnore e Shën Giovanni Crisostomo”, prezantuar nga Ipeshkvi arbëresh i Eparkisë së Lungros (Kalabri), Imzot Donato Oliverio, i cili foli mbi Liturgjinë e Shën Giovanni Crisostomo (Ipeshkëv dhe Patriarku i Kostadinopojës, shekulli IV) si model i lutjes dhe ikona e jetës.
Gjate paradites edhe kremtimi i Liturgjisë së Shën Giovanni Crisostomo, kryesuar nga Imzot Donato Oliverio. Dy Aktivitete, të cilat u mbajtën në Kishëne arbëreshëve “Sant’Atanasio” në Romë.
“Të gjithë e dinë se me çfarë dashurie të privilegjuar lindoret kremtojnë Liturgjinë e Shenjtë, sidomos Eukaristia, e cila është burim jete për Kishën”, u shpreh ndër të tjera në prezantimin e librit, Imzot Oliverio, duke nënvizuar se këto fjalë na bëjnë të reflektojmë. Imzot Donato Oliverio, kujtoi se “Liturgjia ishte instrumenti kryesor që e çoi Perëndimin në zbulimin e botës së krishterë Lindore”. “Rrjedhimisht, katolikëve u rekomandohet me këmbëngulje që t’u qasen më shpesh pasurive shpirtërore të Etërve lindorë”, nënvizoi ai, duke shtuar se, “të gjithë duhet të binden se është shumë e rëndësishme të njohim, nderojmë, konservojmë dhe zhvillojmë trashëgiminë shumë të pasur liturgjike dhe shpirtërore të Lindjes”. Me synimin për të ruajtur me besnikëri plotësinë e traditës së krishterë dhe për të arritur unitetin e të krishterëve lindorë dhe perëndimorë.