Më datë 24-25 dhjetor 2023 Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë në festimet e Krishtlindjes, të cilat u mbajtën ne Balizikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Më datë 24 dhjetor 2023, Papa Françesku kremtoi Meshën e Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa më datë 25 dhjetor 2023 , nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, mbajti Mesazhin tradicional të Krishtlindjes Urbi et Orbi – Romës dhe Botës.
Papa kujtoi Tokën e Shenjtë, nën dhunë: “Të ndalen operacionet ushtarake dhe t’u hapen dyert ndihmave”. Në vijim, lutjet për Ukrainën, Sirinë, Libanin, Jemenin, Korenë, Afrikën. Ati i Shenjtë denoncon masakrat e shumta të të pafajshmeve në botë dhe tregtinë e armëve, që “lëviz fijet e luftërave”, duke nënvizuar: “Sa para publike shkojne për armatime”… “Vëllezër dhe motra – iu drejtua Papa Françesku besimtarëve që kishin mbushur plot Sheshin e Shën Pjetrit – po afron koha e hirit dhe shpresës së Jubileut, e cila do të fillojë pas një viti. Kjo periudhë e përgatitjes është mundësi për kthimin e zemrës; për t’i thënë ‘jo’ luftës dhe ‘po’ paqes”.
Në festimet e Krishtlindjes në Vatikan, i pranishëm dhe një delegacion nga Kosova kryesuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Donika Gervalla, te cilet u takuan dhe me Ambasadoren Frangaj.