Më 12 dhjetor 2024, Ambasadorja Majlinda Frangaj, mori pjesë në ceremoninë organizuar nga Urdhëri Ushtarak Sovran i Maltës në nder të Ambasadorêve të akredituar në vitin 2024 pranë këtij Urdhëri. Ambasadorja Frangaj i prezantoi Letrat Kredenciale Princit dhe Mjeshtrit të Madh të Urdhërit Ushtarak Sovran të Maltës Frà John Dunlup, më datë 2 korrik 2024. Ambasadorët e tjerë të akredituar ne vitin 2024 pranë këtij Urdhëri ishin: Ambasadorja e Republikës së San Marino-s, Ambasadori i Bullgarisë, Ambasadori i Peru-së dhe Ambasadori nga Bregu i Fildishtë.
