Ambasadorja Majlinda Frangaj mori pjesë, më 16 nëntor 2024, në ceremoninë e Lumnimit të Atë Luigji Paliq dhe Don Gjon Gazullit, e cila u mbajt në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, pikërisht në ditën e përkujtimit liturgjik të Imzot Vinçenc Prenushit dhe 37 shokëve të tij martirë.
Kështu, Atë Luigji Paliq dhe Don Gazulli do t’i bashkohen 38-të martirëve të tjerë, të cilët u shpallën të tillë në vitin 2016.
Nëpërmjet një komunikate, Selia e Shenjtë, më datë 20 qershor 2024, shpalli dekretin e Dikasterit për Çështjet e të Shenjtëve, përmes të cilit Ati i Shenjtë Papa Françesku dekretoi dhe autorizoi Lumnimin e Atë Luigj Paliqit dhe Dom Gjon Gazullit.
16 nëntopri 2024, shënon një ditë historike për Kishën Katolike shqiptare dhe besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe Kosovë. Të dy meshtarët, Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, humbën jetën për shkak të virtyteteve heroike fetare që dëshmuan në mbrojtje të Kishës Katolike.